Vesti i događaji - Arhiva

02-11-2021

Programi i Specializuar i Trajnimit Krimi Kibernetik – Sesioni III

Më 02-03 Nëntor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Programi i Specializuar i Trajnimit Krimi Kibernetik – Sesioni III”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Ikramije Bojaxhiu, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë  dhe z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, në Policinë e Kosovës.            

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me mbështetjen e shoqërive në të gjithë botën në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit  gjyqtarët dhe prokurorët duhet të jenë të përgatitur për të gjykuar krimin kibernetik dhe shqyrtuar provat elektronike.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe nivelit Themelor.

Objavi :