Valon Kurtaj është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë në takimin e Këshillit Drejtues të mbajtur me datë 19 tetor 2017. Në këtë funksion, aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore të tij janë menaxhimi, administrimi i përgjithshëm dhe ligjshmëria e punës së Akademisë dhe zbatimi i funksioneve të drejtorit, të caktuara me ligj dhe akte nënligjore të Akademisë së Drejtësisë.
Me zgjedhjen në pozitën Drejtor Ekzekutiv i Akademisë, z. Kurtaj ka pezulluar pozitën e Gjyqtarit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë në të cilën ka qenë i transferuar përkohësisht nga Gjykata Themelore në Prizren, të cilin e ka ushtruar nga Gushti i vitit 2012.
Gjatë muajve Prill-Korrik 2012, z. Kurtaj ka qenë i angazhuar në pozitën e Këshilltarit Ligjorë pranë GIZ / EU (IPA), projekti "Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Lindore - Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Forcimi i Rrjetit të Prokurorëve";
Nga viti 2009-2011, z. Valon Kurtaj ka qenë i angazhuar në pozitën e Këshilltarit Ligjorë pranë Prokurorisë së EULEX (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë). Ndërsa nga Korriku 2008 deri në Mars 2009 ka qenë në i angazhuar në pozitën e Këshilltarit Ligjor dhe Kredive Jo-performuese pranë Pro Credit Bank - Degën në Prizren.
Gjatë viteve 2005-2008, z. Kurtaj ka punuar në pozitën e Këshilltarit Ligjor në projektin e mbështetur nga GTZ e i implementuar nga Rodeco Consulting GmbH. Ky projekt ka mbështetur Shtyllën e Katërt të UNMIK-ut, respektivisht ndërmarrjet publike në Zyrën e Pejës. Të njëjtën detyrë nga Gushti i vitit 2004 gjer në Shkurt të vitit 2005 e ka kryer në Zyrën e Prizrenit.
Gjatë muajve Shkurt 2004- Korrik 2004, z. Valon Kurtaj ka qenë në pozitën e Praktikantit në Gjykatën e Qarkut në Prizren, ku këtë praktikë e ka kryer si praktikant vullnetar. Para kësaj ai ka qenë ndihmës ligjor në zyrën e avokatit Hylki Kurtaj.
z. Kurtaj ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe diplomoi në vitin 2003, ndërsa në vitin 2007 kreu Provimin e Jurisprudencës. Në vitin 2012 ka përfunduar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës. Më pas në vitin 2013 përfundoi Studimet Master / Wake Forest University në SHBA - Karolinë e Veriut.
Gjatë viteve 2004-2017 ai mori pjesë në trajnime të ndryshme për shkathtësitë e menaxhimit, komunikimit, burimet njerëzore, krimi i organizuar dhe financiar, korrupsioni, trajnim për trajnues etj.