Këshilli Programor është organ profesional i cili angazhohet për të siguruar cilësi për trajnimet e ofruara nga Akademia.
Këshilli Programor përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve, të cilët i emëron Këshilli Drejtues, nga radhët e gjyqtarëve, prokurorëve të shtetit dhe ekspertëve tjerë.
Mandati i anëtarëve të Këshillit Programor, me përjashtim të drejtorit ekzekutiv, është katër (4) vite me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat.
Kryesuesi i Këshillit Programor është ex officio Drejtori Ekzekutiv i Akademisë.
Për punën e tij Këshilli Programor i raporton Këshillit Drejtues
Këshilli Programor në bazë të ligjit ka këto kompetenca:
- harton propozim programin e trajnimeve të Akademisë në bashkëpunim me KGJK në dhe KPK-në;
- përcjell realizimin e programeve dhe suksesin e tyre;
- jep orientime për avancimin e metodave dhe teknikave trajnuese, pavarësisht dhe në bashkëpunim me trajnuesit dhe mentorët;
- jep mendim, për listën e trajnuesve dhe mentorëve;
- jep këshilla, propozimeve dhe sugjerimeve, organeve të Akademisë për përmirësimin e kualitetit të trajnimeve;
- kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe akte nënligjore të Akademisë.
Anëtarët e Këshillit Programor janë:
- Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv, Akademia e Drejtësisë;
- Mejreme Memaj, gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës;
- Nora Bllaca Dula, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës;
- Atdhe Berisha, gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit;
- Agim Kurmehaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë;
- Arbëresha Raça-Shala, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.