Vesti i događaji - Arhiva

14-07-2022

KOMUNIKATË SHTYP

KOMUNIKATË SHTYP Akademia e Drejtësisë e Kosovës i bashkohet Kampionëve të Barazisë Gjinore në Rrjetin Gjyqësor Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Qendrën AIRE sot, Akademia e Drejtësisë e Kosovës iu bashkua iniciativës për futjen e Kampionëve të Barazisë Gjinore në Rrjetin Gjyqësor. Kjo iniciativë ka nisur në fillim të muajit prill gjatë Forumit Gjyqësor për Barazinë Gjinore në Budva, ku pjesëmarrësit theksuan nevojën për një qasje të koordinuar në trajnimin e profesionistëve gjyqësorë në lidhje me këtë aspekt në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Promovimi i barazisë gjinore është synim i rëndësishëm në të gjitha vendet e Evropës. Megjithatë, ka disa faktorë shoqërorë në Ballkanin Perëndimor që e bëjnë këtë çështje veçanërisht me rëndësi për rajonin. Dhuna e përhapur kundër grave, ekzistimi i stereotipeve gjinore, nën-përfaqësimi i grave në politikë dhe në poste të larta, si dhe impakti i COVID-19 tek gratë posaçërisht të cenueshme janë vetëm disa nga faktorët që tregojnë se përmirësimi i pozitës së grave në rajon është çështje urgjente. Gratë janë të barabarta në ligj por jo në praktikë. Zbatimi i ligjit dhe masave për arritjen e barazisë gjinore mbetet sfidë serioze, dhe gjykatat vendase si dhe ekspertët ligjorë në krejt rajonin kanë një rol jetik në trajtimin e kësaj sfide,” tha Biljana Braithewaite, Drejtoreshë e Programit të Qendrës AIRE për Ballkanin Perëndimor. Me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale, Qendra AIRE ka nisur bashkëpunimin me institucionet e trajnimit gjyqësor në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, duke vendosur kështu themelet për veprimtarinë e Rrjetit. Jetësimi i kësaj iniciative është mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. “Akademia e Drejtësisë e Kosovës ka kënaqësinë të jetë pjesë e përpjekjeve të Kampionëve të Barazisë Gjinore në Rrjetin Gjyqësor, gjë që do të realizohet sot me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit të firmosur nga akademitë gjyqësore dhe qendrat e trajnimit të rajonit. Duke njohur rëndësinë e trajnimeve për barazinë gjinore, që nga viti 2017 e më tej ka nisur zbatimi i trajnimeve të barazisë gjinore dhe mos-diskriminimit. Akademia e Drejtësisë e Kosovës që nga viti 2017, në partneritet me organizata profesioniste ndërkombëtare dhe donatorë, ka ofruar trajnime mbi barazinë gjinore për gjyqtarët, prokurorët, profesionistët e drejtësisë, dhe ushtruesit e lirë të profesioneve ligjore. Trajnimet kanë mbuluar pjesë të së drejtës substanciale dhe procedurale në aspekte si pasuria, punësimi, trashëgimia, qeverisja etj.,” tha Drejtori i Akademisë Enver Fejzullahu. Znj. Braithewaite i uroi mirëseardhjen Akademisë së Drejtësisë, duke çmuar përkushtimin e saj dhe duke theksuar se Qendra AIRE do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e saj për të fuqizuar programet e trajnimit gjyqësor. Ajo nënvizoi se ekzistenca e Rrjetit do të vendosë themelet e bashkëpunimit mes qendrave të trajnimit gjyqësor kudo në rajon. “Rrjeti do të ofrojë mundësi për fuqizimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes gjyqtarëve dhe ushtruesve të profesionit të drejtësisë, do të ofrojë trajnime specifike me impakt praktik, si dhe hulumtime të thella dhe ndarje të njohurive, shkathtësive, përvojave dhe ideve në lidhje me barazinë gjinore, sipas një modeli të rrjetëzimit dhe mentorimit të strukturuar,”

Objavi :