Më 20 dhjetor 2012, në IGJK ka realizuar sesionin trajnues me temën e cekur si më lartë.
Gjate këtij seminari u diskutua për nivelin e bashkëpunimit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore me gjykatën, prokurorinë dhe policinë, rëndësia e psikiatrisë mjeko-ligjore në sistemin e drejtësisë, sistemet mjeko-ligjore dhe Forenzikës në botë. gjithashtu, u analizuan çështje të tjera për sa i përket trajtimit të lëndëve në praktikë me tematikë mjeko-ligjore dhe mundësitë për procedimin dhe zgjidhjen e tyre në mënyrë sa më efikase dhe profesionale.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët nga të gjitha regjionet e Kosovës si dhe zyrtarë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Ministrisë së Drejtësisë.
20-12-2012