Vesti i događaji - Arhiva

13-12-2012

Tryezë e diskutimeve: Projekt Kodi i Procedurës Penale

Më 12 dhe 13 dhjetor  2012, IGJK ka realizuar një seminar dy ditor lidhur me “Projekt Kodin e Procedurës Penale”.

Qëllimi i këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njihen me risitë e Kodi të Procedurës Penale, përkatësisht me plotësimet dhe ndryshimet e përgjithshme si dhe krahasimi i dispozitave të kodit aktual të procedurës penale dhe  projekt kodit të ri.
Gjatë seminarit u trajtuan çështjet lidhur me kompetencën e gjykatës, fillimin dhe kohëzgjatjen e hetimeve, ngritjen e aktakuzës dhe shqyrtimin fillestar të aktakuzës. Po ashtu  u trajtuan edhe ndryshimet që kanë të bëjnë me rolin e kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit të vetëm dhe përbërjen e trupit gjykues si dhe ndryshimet rreth shqyrtimit gjyqësor,  shpalljes së aktgjykimit dhe mjetet e rregullta e të jashtëzakonshme juridike.   
Përfitues të këtij  trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha  regjioneve  të Kosovës .

Objavi :