Vesti i događaji - Arhiva

14-02-2012

PVAL civile Tryezë diskutimesh-civile Ndërmjetësimi IGJK/SEAD

 

Më 14 shkurt 2012, IGJK në bashkëpunim me USAID/SEAD (Programi për Sistemin e Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve), organizoi tryezën e diskutimeve me temën “Ndërmjetësimi”. 

Qëllim i tryezës ishte sqarimin e parimeve dhe të dispozitave të cilat rregullojnë ndërmjetësimin sipas Ligjit për Ndërmjetësimin e në veçanti raportin në mes të ndërmjetësimit dhe mekanizmave tjerë për zgjidhje alternative të kontesteve, dispozitave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për ndërmjetësim, pasojave ligjore nga detyrimi për ndërmjetësim, marrëveshja për ndërmjetësim dhe efektet ligjore të saj si dhe roli dhe përgjegjësia e ndërmjetësuesve. 

Objektivat më të rëndësishme të këtij trajnimi ishin:

•  Të zbërthejnë nocionin e “konfliktit” dhe llojet e ndryshme të tij;
•  Të zbatojnë “zgjidhjet alternative të kontesteve” dhe format e ndryshme të tyre;
•  Të njohin përparësitë dhe mangësitë e ndërmjetësimit;
•  Të kuptojnë mirë “ndërmjetësimin” dhe llojet e ndryshme të ndërmjetësimit.
•  Të kuptojnë dhe zbatojnë rregullat e konfidencialitetit ashtu siç është parashikuar në Ligjin për Ndërmjetësim duke krahasuar këto me dispozitat e ngjashme  të përcaktuara në Ligjin model të UNCITRAL-it dhe në Direktivën 2008/52 EC.
•  Të shpjegojnë rolin e ndërmjetësuesit në procesin e ndërmjetësimit.
•  Të zbërthejnë strukturën dhe përgjegjësitë e Komisionit për Ndërmjetësim.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

 

 

 

Objavi :