Vesti i događaji - Arhiva

11-11-2012

PVAL Trajnim: “E Drejta Ndërtimit”

Më 11 dhjetor 2012, IGJK  ka mbajtur trajnimin me temë “E Drejta Ndërtimit”. 

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

•    zbërthejnë konceptin e të drejtës së ndërtimit si e drejtë sendore dhe e ndarë nga të drejtat tjera, në veçanti e veçuar nga e drejta e pronësisë në tokë, 
•    interpretojnë se si duhet të krijohet një e drejtë ndërtimi,
•    njohin konceptet themelore të së drejtës së ndërtimit dhe standardet e praktikat më të mira të Bashkimit Evropian,
•    njohin përmbajtjen dhe shuarjen e një të drejte ndërtimi,
•    zbatojnë drejtë dispozitat ligjore në fuqi lidhur me të drejtën e ndërtimit në praktik. 
•    evitojnë paqartësitë lidhur me përcaktimin e përmbajtjes së të drejtës së ndërtimit sipas ligjit në fuqi, si dhe vështirësitë që hasen në praktikë. 

Gjate këtij trajnimi u shtjelluan gjithanshëm çështjet që kanë të bëjnë me përmbajtjen, rëndësinë, natyrën juridike dhe bazën ligjore për të drejtën e ndërtimit. Në tryezë u trajtuan gjithanshëm  edhe aspekte të zbatimit të legjislacionit në praktik dhe raste nga praktika gjyqësore. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Objavi :