Vesti i događaji - Arhiva

14-12-2012

Takim i Rrjetit të Këshillit të Evropës për Institucionet Kombëtare të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Rrjeti i Lisbonës)

Më 13 dhe 14 dhjetor 2012 në Paris-Francë, u mbajt takimi i 12 plenar i Rrjetit të Institucioneve kombëtare të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si Rrjeti i Lisbonës. Ky rrjet është pjesë e Këshillit të Evropës, i themeluar ne vitin 1995 si pjesë e programeve për bashkëpunim të institucioneve për trajnim gjyqësor në Evropë, me qëllim të shkëmbimit dhe mbështetjes reciproke për zhvillimin e trajnimit gjyqësor në shtetet Evropiane.

Ky takim kishte për objektivë; promovimin e Udhëzimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës lidhur me drejtësinë për të mitur, mundësinë e përfshirjes së këtyre mekanizmave si pjesë e planprogrameve trajnuese për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të institucioneve trajnuese dhe zbatimin efektiv të këtyre udhëzimeve. Ky takim gjithashtu ishte një mundësi që pjesëmarrësit të njihen me programin e ri dhe materialet trajnuese për drejtësinë për të mitur të zhvilluara nga Programi HELP i Këshillit të Evropës.

Në takim morën pjesë rreth 50 pjesëmarrës nga vende të ndryshme Evropiane (drejtor të institucioneve trajnuese dhe ekspertë nga lëmia e drejtësisë për të mitur si dhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës). 
Instituti Gjyqësor i Kosovës mori pjesë në cilësi të vëzhguesit (sepse Kosova ende nuk është shtet anëtar i Këshillit të Evropës), i përfaqësuar nga Drejtori i IGJK-së, z Lavdim Krasniqi.

Objavi :