Vesti i događaji - Arhiva

19-10-2012

Tryezë e Punës: Të drejtat e Njeriut dhe Barazia Gjinore - Instrumentet Ndërkombëtare, Çështjet Pronësore dhe të Trashëgimisë”

Më 18 dhe 19 tetor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNWOMEN, kanë realizuar një sesion trajnues nga fusha për të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore ku janë diskutuar temat e modulit “Të drejtat e Njeriut dhe Barazia Gjinore-Instrumentet Ndërkombëtare, Çështjet Pronësore dhe të Trashëgimisë”.

Si rezultat i këtij trajnimi synohet që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të:
•    zbatojnë standardet ndërkombëtare për të drejtat e  njeriut dhe të gruas;
•    identifikojnë vështirësitë që gjykatat ballafaqohen në rastet e vendosjes për kërkesat për urdhër mbrojtje emergjente dhe urdhrit mbrojtjes në afat ligjor;
•    zbatojnë në mënyrë efikase zgjidhjen e martesës me shkurorëzim sipas dispozitave të Ligjit të Familjes.

Ky trajnim dy ditor kishte për qëllim që të zhvillojë aftësitë analitike dhe hulumtuese të pjesëmarrësve për zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit vendor në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtave të gruas në veçanti, përderisa në të njëjtën kohë janë analizuar obligimet shtetërore ndaj të drejtave të gruas dhe rastet praktike me cilat ballafaqohen gratë gjatë realizimit të të drejtave të tyre.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet nga regjioni i Prizrenit.

Objavi :