Vesti i događaji - Arhiva

24-01-2013

Tryezë diskutimesh—penale Procedura për dhënien e urdhërit ndëshkimor IGJK

 

Më  24  janar 2012, IGJK ka realizuar tryezën e diskutimeve nga lëmia penale me temë: “Procedura për Dhënien e Urdhrit ndëshkimor”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi i  çështjeve praktike që kanë të bëjnë për procedurën e dhënies së urdhrit ndëshkimor. 

Ndër objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin:
-Zbatimi i drejtë i dispozitave për procedurën e dhënies së urdhrit ndëshkimorë;
-Identifikimi i rasteve për të cilat shqiptohet urdhri ndëshkimorë; 
-Vlerësimi i efekteve të shqiptimit të urdhrit ndëshkimorë;

Kjo tryezë u realizua edhe përmes studimit të rasteve nga praktika gjyqësore, shkëmbimit të përvojave dhe interpretimit të dispozitave ligjore me qëllim të unifikimit të tyre.

Në fokus të diskutimeve ishte shqyrtimi i qëllimit dhe efekteve të aplikimit të  këtij instituti juridik. 

Përfitues  të këtij  trajnimi ishin gjyqtarë dhe  prokurorë të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës 

 

Objavi :