Vesti i događaji - Arhiva

30-01-2013

Tryezë diskutimesh Kundervajtje Të miturit si kryesë të veprimeve kundervajtese

 

Më  30  janar 2012, IGJK ka realizuar një seminar me temë “Të miturit si kryes të veprave kundërvajtëse” ku përfitues  ishin gjyqtarë për kundërvajtje nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte rifreskimi dhe ngritjen e nivelit profesional të gjyqtarëve të kundërvajtjes. 

Gjatë seminarit u analizuan çështjet praktike që paraqiten me rastin e zhvillimit të  procedurës kundërvajtëse ndaj të miturve duke i përfshirë  parimet, masat dhe dënimet që zbatohen  ndaj të miturve si kryes të kundërvajtjeve. 

Objektivat e këtij trajnimi ishin:
-Analizimi i parimeve bazë të procedurës kundërvajtëse ndaj të miturve;
-Identifikimi i elementeve të cilat procedurën ndaj të mature e bëjnë specifike;

 

-Aplikimi adekuat i masave dhe dënimeve kundërvajtëse ndaj të miturit.

Trajnimi ishte shoqëruar me simulim të një rasti nga praktika kur ndaj të miturit zhvillohet procedura kundërvajtëse.

 

Objavi :