Vesti i događaji - Arhiva

14-07-2012

Vizita studimore në Akademinë e Drejtësisë në Nordrhine Westfalen në Recklinghausen të Republikës së Gjermanisë

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Programin e Binjakëzimit (Twinning Project) EU-LER, një delegacion i IGJK-së nga data 10-14 korrik ka realizuar një vizitë studimore në Akademinë e Drejtësisë në Nordrhine Westfalen në Recklinghausen të Gjermanisë. 

Qëllimi i kësaj vizite ishte vënia e kontakteve institucionale, krijimi dhe ngritja e bashkëpunimit si dhe shkëmbimi i përvojave në mes Akademisë së Drejtësisë së Nordrhine Westfalen dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës në fushën e trajnimeve gjyqësore.  
Delegacioni u prit nga drejtuesit më të lartë të akademisë si dhe përfaqësues tjerë të cilët  prezantuan historikun, strukturën organizative, programet trajnuese, metodologjinë dhe mënyrën e zhvillimit të këtyre programeve, realizimin e trajnimeve nëpërmjet platoformës e-learning apo mësimit në distancë, çështjet administrative dhe financiare si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar të Akademisë me institucionet homologe. 

Si rezultat i kësaj vizite përfaqësues të dy institucioneve u zotuan për ngritjen e bashkëpunimit në të ardhmen nëpërmjet nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy institucioneve në fushën e arsimimit ligjor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kandidatëve për gjyqtarë dhe profesionistëve tjerë në gjyqësi.

Objavi :