Vesti i događaji - Arhiva

09-09-2022

Nën moduli – E drejta e detyrimeve – tema: Mjetet e reale dhe personale për sigurimin ekzekutimit të kërkesave

Më 09 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tetë, trajnues nga nën moduli “E drejta detyrimore”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Dorëzania, Pendimi, Kushti penal, penalet, kaucioni, paradhënia, kapari, hipoteka si mjet për sigurimin e kërkesave dhe roli i hipotekës për sigurimin e kërkesave të kreditorëve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Objavi :