Vesti i događaji - Arhiva

14-09-2022

Moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, tema: Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit në procedurën penale

Më 14 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyre të Kryeprokurorit të Shëtiti.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Parimet themelore dhe Aktet ndërkombëtare për lidhur me privatësinë e jetës së individit, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ) dhe Pakti Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Objavi :