Më 11 qershor 2012, IGJK ka realizuar trajnimin nga lëmia penale me temën e lartshënuar.
Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që përfituesit pas përfundimit të tij të jenë në gjendje që të:
• përkufizojnë veprat penale kundër pasurisë;
• identifikojnë veprat penale kunder pasurise dhe dënimet për keto vepra;
• dallojnë sistemet e matjes se dënimit për veprat penale kundër pasurisë;
Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan çështjet që kanë bëjnë me cilësimin e veprave penale kundër pasurisë dhe ekonomisë si dhe veçoritë dalluese të këtyre veprave penale. Fokusi kryesor ishte në trajtimin e disa veprave penale të cilat janë risi në Kodin Penal, si; veprat penale të vjedhjes, grabitjes, vjedhjes grabitqare, përvetësimit të kundërligjshëm të përfitimit pasuror, mashtrimi lidhur me subvencione, keqpërdorimi i sigurimit, detyrimi, shantazhi, kontraktimi i përfitimit jo proporcional. që disa prej këtyre veprave penale do të jenë risi në Kodin e ri Penal të Kosovës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar dhe prokuror nga të gjitha regjionet e Kosovës.
11-06-2012