Vesti i događaji - Arhiva

07-06-2012

Trajnim: “Pasurimi pa Bazë Juridike” PVAL

Trajnim: “Pasurimi pa Bazë Juridike”

Më 07 qershor 2012 IGJK ka mbajtur trajnimin e radhës me temë “Pasurimi pa Bazë Juridike”. Në këtë trajnim fokusi ishte në kushtet e nevojshme ligjore për ekzistimin e pasurimit të pabazë, rastet e mundshme të pasurimit të pabazë dhe në zbatimin  drejtë të dispozitave të Ligjit të Marrëdhënieve të Detyrimeve (LMD) përkitazi me pasurimin e pabazë. Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që përfituesit pas përfundimit të tij të jenë në gjendje të:
• bëjnë dallimin e kushteve ligjore për ekzistimin e pasurimit të pa bazë; 
• zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me llojet e pasurimit të pabazë;
• njohin efektet e pasurimit të pabazë;
• kuptojnë dallimet e padisë së pasurimit të pabazë dhe padive tjera;
• zbatojnë drejtë dispozitat e Ligjit për  Marrëdhëniet e Detyrimeve lidhur me fitimin e pabazë; 

Trajnimi u përshkua edhe me raste praktike dhe u trajtuan shembuj të padive dhe vendimeve nga praktika gjyqësore si dhe u shkëmbyen përvoja të dobishme lidhur me dilemat  të cilat janë shfaqur në praktikë. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

Objavi :