Vesti i događaji - Arhiva

07-03-2012

PVAL - trajnim i specializuar “Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit”

PVAL - trajnim i specializuar

“Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit”.

Më 07 deri më 09 Mars 2012, IGJK në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, programi OPDAT në Prishtinë, në kuadër të Programit të trajnimit për avancim ka realizuar një tryezë pune tre ditore me temë “Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit”.

Çështjet të cilat u trajtuan në këtë trajnim kishin të bënin me teknikat e marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë, të tërthortë, vënien dhe rimarrjen në pyetje të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, si dhe teknikat e paraqitjes së fjalës hyrëse dhe argumentimit përfundimtar, si nga ana e prokurorit ashtu edhe nga ana e avokatit mbrojtës. 

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësve ju mundësua që përmes punës në grupe të demonstrojnë shkathtësitë e tyre të përfaqësimit gjatë gjykimit, duke punuar rreth një rasti praktik dhe duke përdorur teknikat e prezantuara nga trajnuesit për këtë trajnim. 

Gjithashtu, të gjitha prezantimet e pjesëmarrësve janë incizuar, me qëllim të marrjes së sugjerimeve dhe udhëzimeve për paraqitjen e tyre si dhe në fund u janë shpërndarë çertifikatat për përfundimin me sukses të trajnimit. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin, gjyqtarë, prokurorë duke i përfshirë nga të gjitha nivelet, avokat dhe mbrojtës të viktimave nga regjionet e Prishtines, Mitrovices dhe Ferizajit.

Objavi :