Më 28 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: kundërshtimi i provave, kërkesa për hedhjen e aktakuzës, paraqitja e aktakuzës së ndryshuar, aktvendimet lidhur me kërkesën për hedhjen e aktakuzës, shqyrtimi i dytë, zbulimi i provave nga ana e mbrojtjes, shqyrtimi i kundërshtimeve ndaj provave ose i kërkesave për hedhjen e aktakuzës dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor dhe marrja e aktvendimit lidhur me kundërshtimet ndaj provave ose kërkesave për hedhjen e aktakuzës
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
28-09-2022