Vesti i događaji - Arhiva

28-09-2022

Nën moduli – E drejta familjare, tema - Format e veçanta të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror”

Më 28 shtator 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë, grupi i II, është duke u realizuar trajnimi teorik, sesionin e tretë nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues  z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: birësimi (Adoptimi) dhe llojet e tij, vendosja e organizuar në familje, kujdestaria, mënyrat e ushtrimit të kujdestarisë dhe kujdestaria për raste të veçanta, dhe për të mitur.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Objavi :