Vesti i događaji - Arhiva

19-10-2022

Nën moduli – “E drejta trashëgimore”, sesioni i tretë: Pjesa e domosdoshme, cenimi i pjesës së domosdoshme, padenjësia dhe përjashtimi nga trashëgimia

Më 19 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese  z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar: trashëgimtarët e domosdoshëm, llogaritja e pjesës së domosdoshme, inventarizimi i pasurisë trashëgimore, llogaritja e dhurimeve dhe legëve në pjesën trashëgimore,  padenjësia, vlerësimi i padenjësisë dhe përjashtimi nga trashëgimia e trashëgimtarit të domosdoshëm.

Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike  dhe me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Objavi :