Vesti i događaji - Arhiva

27-10-2022

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur – sesioni i tretë: Masat edukuese dhe dënimet

Më 27 tetor 2022, në kuadër të Programit Fillestar  për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnues znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Gjatë realizimit të këtij sesioni janë trajtuar: qëllimi i masave edukative, llojet dhe kohëzgjatja e masave edukative, dënimi me gjobë, urdhri për punë në dobi të përgjithshme, burgimi për të mitur.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :