Më 14 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Temat që po trajtohen në këtë sesion: Nuliteti i punëve juridike, paaftësia për të vepruar e palëve, rrëzueshmëria e punëve juridike relativisht të pavlefshme, deklarimi i vullnetit me të meta dhe pasojat e anulimit të punëve juridike të rrëzueshme.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.
14-11-2022