Vesti i događaji - Arhiva

25-11-2022

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– sesioni i pestë: Seanca për shqyrtim kryesor

Më 25 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë, trajnues nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: përgatitja e seancës për shqyrtim kryesor, hapja e seancës dhe zhvillimi i shqyrtimit kryesor dhe mbajtja e rendit në seancën për shqyrtimin kryesor.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Objavi :