Vesti i događaji - Arhiva

05-12-2022

Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi

Më 05 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temën “Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi” nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth kontrollimit të  aktakuzës, shqyrtimit fillestar, marrëveshjes për  pranimin e fajësisë si dhe shqiptimit të dënimit me raste nga praktika gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtorë profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Objavi :