Më 11 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata nëntë grupi i II, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rregullat për arsyetimin ligjor dhe aplikimin e këtyre rregullave në situata të ndryshme dhe parimet e shkrimit ligjor.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
11-01-2023