Vesti i događaji - Arhiva

28-03-2023

Aplikimi i masave të diversitetit, sfidat dhe pengesat në implementim

Më 28 Mars  2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë  duke realizuar punëtorinë me temë “Aplikimi i masave të diversitetit, sfidat dhe pengesat në implementim”.

Trajnues të angazhuar në këtë punëtori  janë: z. Shpetim Peci, prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe  z. Ramadan Gashi, Trajnues i Përhershëm në Akademinë Drejtësisë

Qëllimi i kësaj punëtorie është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve  lidhur me Kornizën ligjore për caktimin e masave të diversitetit.

Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të kësaj punëtorie janë: Prokurorë dhe  gjyqtar nga Departamenti për të Mitur, zyrtar policor si dhe zyrtar nga Shërbimi  Sprovues i Kosovës.

Objavi :