Vesti i događaji - Arhiva

03-04-2023

Nën moduli: Ushtrimi i mjeteve juridike, sesioni i dytë: Përpilimi i ankesës nga prokurori shtetit kundër aktgjykimit për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penal

Më  03 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ushtrimi i mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përpilimi i ankesës nga prokurori shtetit kundër aktgjykimit për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe prokurori i shtetit, i akuzuari, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor i të akuzuarit dhe i dëmtuari.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Objavi :