Vesti i događaji - Arhiva

24-04-2023

Nën moduli: Shpenzimet e procedurës penale dhe kërkesat pasurore juridike sesioni i parë- Shpenzimet e procedurës penale dhe kërkesat pasurore juridike

Më 24 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë  është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Arian Gashi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: parapagimi i shpenzimeve të procedurës penale, shpenzimet e përkthimit dhe në rastet e mbrojtjes së detyruar, vendimi për shpenzimet e procedurës penale, përjashtimet nga pagesa e shpenzimeve të procedurës penale, shpërblimi dhe shpenzimet e nevojshme për mbrojtësin ose përfaqësuesin  e autorizuar dhe kërkesat pasurore juridike.  

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste prakikte.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokuroret e sapo emëruar 2022/2023.

Objavi :