Vesti i događaji - Arhiva

24-04-2023

Nën moduli – Bashkëpunimi juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtarë, sesioni i parë: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështje penale

Më 24 prill 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në lëmine penale” me trajnues  z. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë  trajtuar nën temat: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë dhe pse nevojitet, procedura e ekstradimit- vështrim dhe aspekte krahasuese, urdhër arresti evropian, procedura gjyqësore për ekstradim në Kosovë dhe ndihma e ndërsjellë ligjore në çështjet penale.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me anë rasteve praktike duke shtjelluar kështu një rast specifik (shembull) se si merren masat në raste specifike të ekstradimit.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.

Objavi :