Vesti i događaji - Arhiva

25-04-2023

Nën moduli - - Etika Profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i parë: Parimet e Kodit të Etikës profesionale për gjyqtarë

Më 25 prill 2023, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: profesionalizimi dhe përgjegjësia në punë, parimet e punës së komitetit këshillëdhënës për etike gjyqësore, konfidencialiteti dhe raportet me publikun dhe mediat.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar 2023/2024.

Objavi :