Vesti i događaji - Arhiva

25-04-2023

Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave-ankesave në lëmine civile

Më 25 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave-ankesave në lëmine civile”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hajredin Kuqi, profesor në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik,  z. Bekim Sejdiu, profesor në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik dhe

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me praktiken aktuale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sipas kërkesave në lëmin civile dhe administrative. Gjithashtu në këtë trajnim janë duke u trajtuar marrëdhëniet midis gjykatave kushtetuese dhe atyre të rregullta, dhe veçanërisht marrëdhënies midis gjykatave kushtetuese dhe atyre të larta.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit si dhe gjyqtar nga Gjykatat Themelore.

Objavi :