Vesti i događaji - Arhiva

12-05-2023

Nën moduli: E drejta civile, tema: Përfaqësimi dhe pavlefshmëria e punëve juridike

Më 12 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Nuliteti i punëve juridike, paaftësia për të vepruar e palëve, rrëzueshmëria e punëve juridike relativisht të pavlefshme, deklarimi i vullnetit me të meta dhe pasojat e anulimit të punëve juridike të rrëzueshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar një prej tyre është nga komunitetit boshnjak.

Objavi :