Më 23 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ngritja e shkathtësive sociale dhe menaxhimi i stresit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Menaxhimi i kohës si predispozitë e menaxhimit të stresit, elementet dhe faktorët influentues pozitiv dhe ata degjeneruese negativ në socium dhe në ambientin e punës sidomos të cilët ndërlidhen me stresin dhe stresorët e ndryshëm.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
23-05-2023