Më 23-25 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT,, janë duke realizuar trajnimin me temë “Zhvillimi i shkathtësive të përfaqësimit në gjykim”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Conor Mulroe, Prokuror Federal, Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, z. Agron Qalaj, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Florin Vërtopi, avokat.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përfaqësimin në gjykim, përmes elaborimit të teorisë së gjykimit, dhënien e një fjale hyrëse efektive, marrjen në pyetje e drejtpërdrejt dhe e tërthorte, përdorimin e provave ne gjykim, dhënës së fjalës përfundimtare si dhe argumentimi për një dëm në vend.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive simulimi i rasteve, incizimet me video kamerë, kritika dhe vetë Kritika.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe të dytë si dhe 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/2023.
23-05-2023