Vesti i događaji - Arhiva

24-05-2023

Nën moduli: Procedura kontestimore, pjesa e dytë, sesioni i katërt Seanca përgatitore dhe pajtimi gjyqësor

Më 24 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e katërt, trajnues nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: seanca përgatitore, Ndërmjetësimi dhe pajtimi gjyqësor dhe procesverbalet e seancës përgatitore dhe atë për pajtimin gjyqësor.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.

Objavi :