Vesti i događaji - Arhiva

21-04-2012

PVAL-trajnim i specializuar Trajnim bazik për gjyqtarë dhe prokurorë “Krimi kibernetik dhe provat elektronike ”

 

PVAL-trajnim i specializuar

Trajnim bazik për gjyqtarë dhe prokurorë “Krimi kibernetik dhe provat elektronike ” 

Më 19 deri më 21 prill 2012, në mbështetje të Projektit të Përbashkët për Bashkëpunim Rajonal mbi Krimin Kibernetikë ( IPA) financuar nga Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian (BE-së) IGJK ka realizuar një trajnim tre ditor me temë ”Krimi Kibernetik” 
 
Qëllimi i këtij trajnimi ishte dizajnuar në atë mënyrë që gjyqtarëve dhe prokurorëve t’iu ofrojë njohuri të nivelit bazik mbi krimin kibernetikë, provat elektronike, kornizën ligjore, instrumentet dhe shqetësimet ndërkombëtare lidhur me parandalimin, hetimin dhe luftimin e krimit kibernetikë.

Fillimisht, u prezantua një hyrje e përgjithshme në aspektin e krimit kibernetikë duke i analizuar kërcënimet, tendencat dhe sfidat e mundshme gjatë realizmit të aktiviteteve të atilla. Pastaj, u trajtuan temat tjera si  ligji mbi parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë, shkeljet penale e masat hetuese ne legjislacionin e brendshëm. Gjithashtu, janë trajtuar  disa nga çështjet të cilat luajnë rol vendimtar në paraqitjen, hetimin dhe zbulimin e veprave të krimit kibernetikë siç është pjesa teknologjike, shqyrtimi i provave elektronike, procedura hetimore, rëndësia dhe mbështetja në bashkëpunimin ndërkombëtarë si dhe Konventa e Budapestit për krimin kibernetikë.

Për përfituesit e këtij trajnimi ishte rasti i parë që të kenë para vetes trajnues vendor (gjyqtarë dhe prokurorë) të cilët pas disa trajnimeve t organizuara e të mbështetura nga Projekti IPA-së, janë trajnuar që në të ardhmen ti përgatisin pjesëmarrësit e tjerë. Në cilësinë e monitorimit të trajnuesve vendorë ishin dy ekspert ndërkombëtar të cilët njëkohësisht, me përvojën e tyre në vazhdimësi kontribuuan ne trajtimin e rasteve  praktike. 

Pjesëmarrësit u njoftuan se vendi ynë është një hap para vendeve të rajonit sepse e ka bazën ligjore e cila është plotësisht frymëzim nga Konventa e Budapestit si dhe fakti se ka filluar specializimi i përfaqësuesve të organeve relevante që ta luftojnë këtë krim.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve dhe regjioneve të Kosovës.

 

Objavi :