Vesti i događaji - Arhiva

08-06-2023

E drejta e punës

Më 08 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin  nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me  temë E drejta e punës.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë  dhe z. Arsim Hamzaj Gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për Kontratat, anulimin e tyre, mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratave si dhe Kriteret për caktimin e lartësisë së kompensimit.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Objavi :