Më 09 qershor , Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: revokimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ dhe ekzekutimi i akteve administrative.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
09-06-2023