Vesti i događaji - Arhiva

23-06-2023

Takimi me gjyqtarët dhe kuadrin tjetër ligjot të Gjykatës Komerciele për prezantimin e Draft Raportit të vlerësimit të nevojave trajnuese për Gjykatën Komerciale

Me 23.06.2023, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale është duke realizuar një takim të përbashkët me gjyqtaret dhe kuadrin tjetër ligjor të Gjykatës Komerciale për vlerësimin e nevojave trajnuese dhe për përcaktimin e kurrikules trajnuese për drejtësinë komerciale.

Në takim janë të pranishëm përveç përfaqësuesve të AD-së edhe kryetari i Komisionit për trajnime nga KGJK, z. Vilard Bytyqi, z. John Moran nga Departamenti I Shtetit te SHBA-ve, z. Dragomir Jordanov nga EKOJUST,  Drejtori i Programit të USAID-it -Drejtësia Komerciale, z. Chris Thompson si dhe Ekspertja e Lartë për ngritjen e kapaciteteve nga ky program, znj. Zllatislava Mihajlova.

Me rastin e këtij takimi është duke u prezantuar raporti me gjetjet nga procesi i vlerësimit të nevojave trajnuese  për drejtësinë komerciale si dhe rekomandimet  për trajnime dhe përmbajtjen e saj.

Pjesëmarrës në këtë takim janë gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesionalë të Gjykatës Komerciale.

Objavi :