Më 03 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shqyrtime te përgjithshme mbi arbitrazhin, llojet e arbitrazhit, vendimi i arbitrazhit procedura për të kërkuar shqyrtim gjyqësor dhe arsyet për të anuluar një vendim, marrëveshja për ndërmjetësim dhe arritja e marrëveshjes në ndërmjetësim dhe përmbushja e saj.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
03-07-2023