Më 04 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Leximi dhe interpretimi i Ligjit të Falimentimit të Kosovës, juridiksioni i gjykatës dhe mjetet juridike, fillimi i procedurës së falimentimit, moratoriumi, riorganizimi dhe likuidimi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
04-07-2023