Vesti i događaji - Arhiva

05-07-2023

Testi përfundimtar për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e nëntë)

Më 05, 06 dhe 07 korrik 2023, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e IX), po zhvillohet testi përfundimtar.

Pas përfundimit të Trajnimit Fillestar ashtu siç e parasheh Rregullorja për Trajnimin Fillestar, gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar po i  nënshtrohen testimit për modulet trajnuese: të radhitur si në vijim: për gjyqtarët e sapo emëruar në ditën e parë është duke u zhvilluar testi për modulet: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës” dhe  “Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar” në ditën e dytë do të zhvillohet testi për modulet:  “Kodi i Procedurës Penale” dhe “Shkathtësitë personale dhe ndërpersonale” ditën e tretë do të zhvillohet testi për modulet: “E drejta civile, ekonomike dhe administrative” (materiale dhe procedurale) dhe  “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”. Ndërsa për prokurorët e sapo emëruar ditën e parë është duke u zhvilluar testi nga modulet: “Kodi Penal i Republikës së Kosovës” dhe  “Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar”, ditën e dytë do të zhvillohet: “Shkathtësitë personale dhe ndërpersonale” dhe “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese” dhe ditën e tretë vetëm moduli: “Kodi i Procedurës Penale”.

Testi po zhvillohet i ndarë në dy pjesë: pjesa teorike dhe praktike për modulet Kodi Penal, Kodi i Procedurës, Rendi Juridik Kombëtar dhe ndërkombëtar, Shkathtësitë personale dhe ndërpersonale dhe “E drejta civile, ekonomike dhe administrative” (materiale dhe procedurale) është duke u monitoruar nga stafi i Akademisë së Drejtësisë.

Testit përfundimtar është duke u realizuar në Akademinë e Drejtësisë dhe po i nënshtrohen: 45 gjyqtarë dhe 4 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.

Objavi :