Më 06 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnueses z. Hashim Çollaku, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: mosha e përgjegjësisë penale, urgjenca e procedurës dhe afatet e shkurtra, mos gjykimi në mungesën e të miturit, parimi i konfidencialitetit dhe oportunitetit dhe rivimi i lirisë si mjet i fundit dhe karakteristikat e paraburgimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
07-07-2023