Më 12-13 Korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar “Trajnimin për praktikën gjyqësore në çështje nga Procedura Jokontestimore”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Kujtim Pasuli gjyqtar në Gjykatën e Apelit si dhe z. Faton Ademi gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me identifikimin e sfidave për zbatimin e dispozitave të Ligjit për Procedurën Jokontestimore.
Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore, zyrtarë nga Agjensioni për Ndihmë Juridike falas si dhe Avokatë shtetërorë.
12-07-2023