Vesti i događaji - Arhiva

21-07-2023

Nën moduli: KEDNJ, sesioni i katërt: Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë

Më 21 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion janë duke u trajtuar: Garancitë procedurale ne rastet e heqjes së lirisë, arrestimi i një të dyshuari për kryerjen e një vepre penale, neni 5 i KEDNJ dhe aplikimi i tij në Kosovë, dhe raste të shkeljes së nenit 5 të KEDNJ në Kosovë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Objavi :