Vesti i događaji - Arhiva

24-07-2023

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i nëntë: Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit

Më 24 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin, vlerësimi i ndikimit të projekteve në mjedis, dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme, ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere dhe keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokuror të shtetit të sapo emëruar 2023/2024.

Objavi :