Më 04 shtator 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në lëmine penale” me trajnues z. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar nën temat: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë dhe pse nevojitet, procedura e ekstradimit- vështrim dhe aspekte krahasuese, urdhër arresti evropian, procedura gjyqësore për ekstradim në Kosovë dhe ndihma e ndërsjellë ligjore në çështjet penale.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me anë rasteve praktike duke shtjelluar kështu një rast specifik (shembull) se si merren masat në raste specifike të ekstradimit.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.
04-09-2023