Më 11 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agron Uka, prokuror në Prokurororinë Themelore në Gjilan.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: veprat penale kundër martesës dhe familjes, veprat penale kundër shëndetit publik dhe veprat penale të narkotikëve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokuror të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
11-09-2023