Vesti i događaji - Arhiva

13-09-2023

Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i parë - Të dëmtuarit në kuptimin e përgjithshëm dhe si palë në një proces penal

Më 13 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.

Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën modulit “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” janë duke u trajtuar: Të drejtat e të dëmtuarit gjatë fazë së hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor, lajmërimi -kallëzimi i rastit tek organet e ndjekjes penale, pjesëmarrja aktive e të dëmtuarit në hetim dhe shqyrtim gjyqësor, të drejtat e të dëmtuarit në kompensimin e dëmit dhe të drejtat e të dëmtuarit pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor (e drejta në ankesë).

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Objavi :